Fjalë Kyçe

Kryetarët e komunave kërkojnë nga AVUK-u të merren me qentë endacakë – që nga 2018 kanë marrë miliona euro

Kryetarët e komunave kërkojnë nga AVUK-u të merren me qentë endacakë – që nga 2018 kanë marrë miliona euro

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka kërkuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të merret me trajtimin e qenve endacakë.

“Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës edhe një herë kërkojnë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AVUK) që seriozisht të merret me trajtimin e qenve endacak sepse këtë përgjegjësi me buxhet shtesë në vlerë miliona euro e ka marrë dhe vazhdon ta ketë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nga vitit 2018.”.

Sipas AKK-së problemi nuk mund të zgjidhet ndaras, sepse kjo duhet të zgjidhet nga niveli qendror.

Ndryshe disa raste janë shënuar ditëve të fundit kur qentë kanë sulmuar qytetarët.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/asociacioniikomunavetekosoves/posts/3413868495367692