Fjalë Kyçe

Kryetari i Klinës: Familjet që patën kontakt me të prekurën me koronavirus janë nga Leskoci

Kryetari i Klinës: Familjet që patën kontakt me të prekurën me koronavirus janë nga Leskoci

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka thënë se me vendim të Qeverisë qyteti i tyre është në karantinë.

Ai për klankosova.tv deklaroi se në vazhdim do të marrin edhe informacionet të tjera dhe udhëzime plotësuese nga institucionet e vendit për karantinimin.

“Policia ka filluar të dalë në qytet ka vendosur pika dhe janë duke kontrolluar”.

Elezaj më tej tha se shtetasja italiane e prekur me koronavirus ka pasë kontakte me familjet në fshatin Leskoc të Klinës.