Fjalë Kyçe

Kryetari i Plisave flet rreth përleshjes me tifozët e Llapit

Kryetari i Plisave flet rreth përleshjes me tifozët e Llapit

Kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati, ka thënë se përleshja mes tifozëve, pas derbit të Prishtinës kundër Llapit, nuk ishte diçka e organizuar dhe me aq sa e di ai, personat e përfshirë në atë përleshje nuk janë pjesë e grupit “Plisat”.

Sot, policia e Kosovës e konfirmoi se rreth orës 19:30 ishin therur dy persona në afërsi të Sheshit Nënë Terezë. Në deklaratën e lëshuar u bë e ditur se kjo ndodhi pas ndeshjes së futbollit, e cila besohet të jetë derbi Prishtina – Llapi.

Megjithatë, Albert Kastrati, udhëheqës i grupit “Plisat” tha se tifozët e Prishtinës nuk kanë pasur asnjë arsye për t’i sulmuar tifozët e Llapit, pasi ata e fituan ndeshjen me rezultat 1:0.

“Unë nuk e kam ditë se jam me Ramazan dhe shkova për iftar. Tash e pash lajmin, por me sa e di unë ata nuk janë pjesëtarë të grupit “Plisat”, pasi që në nuk kemi pasur as arsye për t’i sulmuar pasi që kemi fituar”, ka thënë Kastrati.

Edhe “Plisat” e kanë distancuar veten nga ky incident përmes një postimi në llogarinë në Facebook.