Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pas sulmit ndaj portierit të Ballkanit në Gjilan.
Përmes një postimi në Facebook, ai e ka dënuar fuqishëm këtë akt njëherësh duke e quajtur makabër.
“Suhareka është qytet i sukseseve të jashtëzakonshme dhe qytet i disiplinës sportive, andaj lutemi që ngjarjet të tilla të mos ndodhin asnjëherë ndaj klubeve tona”, ka shkruar Muharremaj.
Postimi i plotë:
“Dënoj fuqishëm aktin e sulmit fizik në stadiumin e Gjilanit ndaj portierit të FC Ballkanit Stivi Frashëri, akt makabër ky që u shkatua nga disa tifozë në ndeshjen kampionale ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani.
Kërkoj nga institucionet përgjegjëse, të ndërrmarin të gjitha masat dhe sanksionet ndaj ngjarjeve të sotme, ndërsa portierit tonë Stivi Frashëri, i dëshiroj shërim të shpejtë.
Suhareka është qytet i sukseseve të jashtëzakonshme dhe qytet i disiplinës sportive, andaj lutemi që ngjarjet të tilla të mos ndodhin asnjëherë ndaj klubeve tona. Bali Muharremaj“.