Fjalë Kyçe

Kryetari i VV-së në Skënderaj: Incidenti ndaj Kurtit i organizuar nga Sami Lushtakut

Kryetari i VV-së në Skënderaj: Incidenti ndaj Kurtit i organizuar nga Sami Lushtakut

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj Hysni Mehani, e ka komentuar incidentin që i ndodhi kryetarit të këtij subjekti Albin Kurti, në Skenderaj.

Mehani tha se ky është një organizim i Sami Lushtakut. Sipas tij mbi Kurtin janë hedhur vezë dhe gurë.

“Sot i kemi mbajtur dhjetëra aktivitete në Skenderaj. Banorë të shumtë na i kanë hapur dyert. Dhe meqë Sami Lushtaku, qytetarët nuk i janë përgjigjur thirrjes së tij që t’i mbyllin dyert Albin Kurtit, ai i ka keqpërdorur një grup të rinjsh. Ka pasur hedhje me vezë dhe me gurë. Kjo është bërë për shkak se Sami Lushtaku e konsideron si “Pashallëk të vetin” dhe për të treguar që Albin Kurti, s’mund të vijë në Skenderaj, Kjo punë ka marrë fund. I ka kap një panik sepse “Sindromi i Podujevës” po vjen edhe në Skenderaj”, ka thënë Mehani në Klan Kosova.