Fjalë Kyçe

Kryetari Shpejtim Bulliqi dëgjon për hallet e banorëve të Orllanit në tryezën e organizuar nga SDK

Kryetari Shpejtim Bulliqi dëgjon për hallet e banorëve të Orllanit në tryezën e organizuar nga SDK

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ka dëgjuar dje hallet e qytetarëve të Orllanit. Ky është takimi i tij me banorët e kësaj treve. Organizata joqeveritare SDK organizoi tryezën me temë: Diskutim i kërkesave dhe prioriteteve me banorët e Orllanit dhe fshatrat përreth.

SDK, në kuadër të angazhimit për transparencë dhe llogaridhënie të qeverisjes lokale në Komunën e Podujevës, organizoi tryezë për diskutimin e kërkesave dhe prioriteteve me banoret e Orllanit dhe fshatrave përreth.

Të pranishëm në tryezë ishin Kryetari i Komunës së Podujevës z. Shpejtim Bulliqi, deputetin nga Turuçica, Eman Rrahmani, dhe drejtori i Shërbimeve Publike Fevzi Jetullahu.

Tryeza kishte për qëllim nxitjen e llogaridhënies së qeverisje lokale, përmes përfshirjes së qytetare në diskutim të hapur. Në këtë kontekst, qytetarët adresuan një mori kërkesash, kryesisht të natyrës së infrastrukturës së lokaliteteve të tyre.

Konkretisht kërkesat e tyre u orientuan në trajtimin e ujërave të zeza, zgjerimin e projektit të ujësjellësit, infrastrukturën rrugore, dhe mundësitë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm për lokalitetin e Orllanit me rrethinë.