Fjalë Kyçe

Kryetari Tahiri jep më shumë detaje për pesë rastet e reja me koronavirus në Vushtrri

Kryetari Tahiri jep më shumë detaje për pesë rastet e reja me koronavirus në Vushtrri

Sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, e nga këto 5 vijnë nga Vushtrria. Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri thotë se të gjitha janë brenda të njejtës familje, pra janë raste kontakti.

Ai thotë se 16 punëtor shëndetësor që kishin trajtuar pcientin e djeshëm janë në vet izolim dhe pritet testimi i tyre nesër.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Sot janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19 në Vushtrri nga 10 testet e kryera. Të gjitha janë brenda të njejtës familje, pra janë raste kontakti.

Po ashtu 16 punëtorë shëndetësorë që kishin trajtuar pacientin e djeshëm janë në vet izolim dhe pritet testimi i tyre nesër.

Të gjitha kontaktet e njohura deri më tani me vendim të inspektorit sanitar të Komunës në bashkëpunim me IKSHPK janë urdhëruar në vet izolim dhe po përcillen nga Policia e Kosovës.

Për masa të tjera në këtë fazë nuk ka nevojë sepse situata është nën kontrollë dhe e menaxhueshme nga Shtabi Emergjent Komunal.

Ju lutemi të jemi të kujdeshëm, të mbajmë distancën e të zbatojmë masat e rekomanduara sepse siç dëshmojnë rastet e fundit në Vushtrri, virusi mund të vie nga burime që nuk i pret fare.