Fjalë Kyçe

Kryetrajneri i FC Prishtina injoron rezultatin e rivalit direkt për titull

Kryetrajneri i FC Prishtina injoron rezultatin e rivalit direkt për titull

Mirel Josa si asnjëherë tjetër është paraqitur në deklaratën e tij pas ndeshjes, teksa megjithë fitoren e skuadrës së tij ndaj KEK-ut, ai nuk ka mbetur i kënaqur, shkruan Gazetasheshi.com.

Për më tepër, ai tregon edhe difektet që pati skuadra e tij në raport me ekipin nga vendi i fundit i tabelës.

“Nuk jam fare i kënaqur me lojën të cilën e tregoi skuadra. Ishte një pasdite e vështirë, siç mund ta kishim imagjinuar. Fati ishte që realizuam një gol në pjesën e parë, por më pas nuk bëmë gjërat mirë, nuk ofruam mbështetje për repartin e sulmit dhe me mungesat që kishim erdhëm deri te kjo situatë. Por, në fund ishte e rëndësishme të fitonim dhe nuk më intereson fare se çfarë bëjnë të tjerët”, deklaroi Josa për Super Sport Kosova.

Më tej tekniku i kryeqytetasve anashkaloi klasifikimin e ri, teksa tashmë ekipi që ai drejton kryeson kampionatin së bashku me Feronikelin.

“Nuk më intereson fare se çfarë ka bërë Feronikeli apo ndeshjet tjera. Më intereson se si luan ekipi im dhe gabimet që duhet ti përmisojmë. Ky kampionat i cili nuk ka parashikime të sakta. Tani fillojnë ndeshjet e forta, por për mua e gjithë rrjedhoja e kampionatit është i fortë. Por, edhe njëherë po e them që nuk më intereson se çfarë ka bërë Feronikeli, megjithëse ka humb sot”, deklaroi Josa.

Prishtina pas javës së 27-të kryeson kampionatin me 62 pikë së bashku me Feronikelin.