Blerim Xhemaili ka dhuruar një asistim në duelin e së enjtes mbrëma në Superligën e Zvicrës, ndërsa Hekuran Kryeziu shënoi autugol.
Zuerichu u mposht 2:1 të enjten në mbrëmje në kuadër të xhiros së 30-të nga Young Boysi, që është kampion në fuqi.
Gjiganti zviceran, Young Boysi, kaloi në avantazh që në minutën e tetë me autogolin e shënuar nga reprezentuesi i Kosovës, Hekuran Kryeziu.
Felix Mambimbi e dyfishoi epërsinë në minutën e 24-rt.
Pesë minuta më vonë, Xhemaili, asistoi në golin që e shënoi sulmuesi Blaz Kramer.
Te Zuerichu titullar ishin edhe Fidan Aliti, Benjamin Kololli e Toni Domgjoni. Aliti u zëvendësua në minutën e 84-rt, ndërsa Domgjoni në minutën e 61-të.
Kryeziu, Kololli e Xhemaili e kompletuan ndeshjen, ndërsa Lindrit Kamberi nuk u inkuadrua te vendësit, ndonëse ishte në stol.
Pas 30 xhirove të luajtura, Zuerichu është në vendin e shtatë me 35 pikë, ndërsa Young Boysi lider ka 69 pikë.