Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se tashmë janë vendosur pagesat prej 130 euro për muajt maj dhe Qershor për 27 mijë e 572 familje.
Hoti ka thënë se tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga e mërkura, shkruan gazeta inFokus.
“🟢 Sot janë kryer pagesat për 27,572 familje! 🙏
Nga 130 euro për muajt Maj dhe Qershor janë ndarë për 27,572 familje me kushte të rënda materiale, të cilët nuk kanë asnjë të punësuar! Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 Gusht nëpër zyra postare, afër vendbanimeve dhe duke respektuar udhëzimet për mbrojtje nga #COVID19.
🇽🇰 #vendosemasken 😷”, shkruan Hoti.