Fjalë Kyçe

Kthehen 39 kosovarët që kishin mbetur nëpër Europë

Kthehen 39 kosovarët që kishin mbetur nëpër Europë

39 kosovarë janë kthyer sot herët në mëngjes në Kosovë, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra.

Ministri Lumir Abdixhiku ka njoftuar se të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

“Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambsadat tona. Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani.

E falenderoj Ministrin Quni dhe Ushtrinë e Kosovës që menjëherë dhe me profesionalizëm po na ndihmojnë.

Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambsadat tona. Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë.