Fjalë Kyçe

Kthehet sërish moti me shi, ja çfarë temperaturash na presin në fillim të prillit

Kthehet sërish moti me shi, ja çfarë temperaturash na presin në fillim të prillit

Ditët e para të prillit në vendin tonë nisin me mot të ndryshueshëm. Nga e premtja do të ketë shi e bubullima, kurse në fundjavë më ftohtë me shi e borë. Pas një moti të qëndrueshëm dhe me temperatura më pranverore që patëm këtyre ditëve, në ditët e para të prillit parashihet mot më i ndryshueshëm.

Sipas Prishtina Weather, mot i ngrohtë do të mbajë edhe ditën e enjte, mirëpo nga dita e premte priten rrebeshe shiu të shoqëruara edhe me bubullima, e nga dita e diel edhe temperaturat pësojnë rënie, e të reshurat e shiut mund të shndërrohen edhe në borë orëve të mëngjesit. Derisa në vise kodrinore-malore priten vetëm reshje bore.  Nga dita e hënë priten kthjellime, por se temperaturat mbeten të ulëta nga vlerat mesatare.

Cilësia e ajrit do të mbetet pranë vlerave mesatare dhe të pranueshme në ditët e ardhshme, vetëm orëve të mbrëmjes, gjatë periudhave të qetësisë që kalon në vlera të dobëta.  E nga dita e shtunë, moti dinamik sjell më shumë qarkullim ajror e indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.

1.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell, pasdite me vransira të shpërndara.

2.04 – Mbetet ngrohtë, kryesisht me vransira.  Pasdite priten rrebeshe të shpërndara shiu, me mundësi edhe për bubullima.

3.04 – Kryesisht me vransira, me rrebeshe shiu dhe bubullima orëve të pasdites.  Në mbrëmje reshjet e shiut pritet të jenë më të qëndrueshme.  Në vise kodrinoro-malore do të ketë edhe reshje bore.

4.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje të dobëta shiu, e që në mëngjes do të  shndërrohen edhe në borë.  Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

5.04 – Në mëngjes ngrica dhe kryesisht me vransira.  Ditën vransirat shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 6C, e ditën e diel pësojnë rënie edhe deri në 0C, e të hënën në -1C.  Maksimalet shënojnë rritje deri në 18C ditën e premte, e të dielen zbresin edhe në 5C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 5-13m/s, e të shtunën me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike në tendencë të rënies edhe nën vlera normale ditëve të fundjavës.