Fjalë Kyçe

‘Kthimi’ i Mourinhos: nënshkruan me Romën fillimin e tij më të mirë në një klub

‘Kthimi’ i Mourinhos: nënshkruan me Romën fillimin e tij më të mirë në një klub

Kthim si një “Special One”, Mourinho me rekord të ri: Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore me Romën

Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho tashmë ka thyer një rekord të ri personal.

Bëhet fjalë për gjashtë ndeshjet e tij të para, të cilat me Romën i ka fituar të gjitha pasi që në asnjë prej tetë ekipeve të tij të cilat i ka udhëhequr nuk e ka bërë një të tillë.

Nisjet më të dobët, Mourniho e bëri me Totteham, ku nga gjashtë ndeshje barazoi katër herë dhe pësoi dy humbje.

Ndërsa, sa ishte trajner i Benficas, “Special One” kishte dy fitore, tri barazime dhe një humbje, teksa te Chelsea sa ishte trajner për herë të paër kishte pesë fitore dhe një barazim sa kishte edhe tek Interi.

Mourinho tek Reali kishte një ecuri të mirë, pasi që në gjashtë ndeshjet e para nuk pësoi asnjë humbje, duke i fituar katër prej tyre dhe duke barazuar dy herë.

Në Porto, trajneri portugez kishte katër fitore dhe dy humbje, ndërsa tek Chelsea kur u bë trajner për herë të dytë, një fitore, dy barazime dhe tri humbje.

Teksa tek Manchester United, Mou kishte katër fitore dhe dy humbje.