Fjalë Kyçe

Ku do të shkojë Ibrahimovic?

Ku do të shkojë Ibrahimovic?

Pronari i Napolit, Aurelio De Laurentiis, duket se përjashton mundësinë e nënshkrimit me Zlatan Ibrahimovic, duke insistuar se klubi duhet të “fillojë nga e para” pasi Gennaro Gattuso zëvendësoi Carlo Ancelotti.

Ibrahimovic është një lojtar i lirë pas largimit nga skuadra e MLS LA Galaxy dhe sulmuesi veteran është lidhur me një rikthim në Serie A te Napoli, apo ish-klubi Milan [që duket se nuk do të ndodhë] dhe së fundmi skuadra nga Serie C Monza.

Duke u përpjekur për t’u bashkuar me Milanin, ardhja e ish-trajnerit të Rossoneri Gattuso në Napoli ka çuar në spekulime që Ibrahimovic mund të transferohej atje, përcjell lajmi.net.

I pyetur për Ibrahimovic, De Laurentiis u tha gazetarëve: “Zlatan është një person i shkëlqyeshëm me një karakter të fortë”.

”Ne kemi menduar për Ibrahimoviç kur Ancelotti ishte në krye, pasi ai do të kishte marrë një rol të caktuar”.

“Tani para se të mendoj për të, unë kam përparësi të tjera, pasi ky është një ekip që duhet të luajë në një sistem tjetër me një linjë shumë të lartë dhe një mbrojtje që nuk mund të lejojë atë që lejoi kundër Parma. Tani me Gattuson do nis gjithçka nga e para”, tha ai.