Rreth 21 vjet më parë, Andrea Yates, tronditi kombin amerikan, kur pranoi se i ka mbytur pesë fëmijët e vegjël të saj në vaskë, në shtëpinë e tyre në Houston, Teksas.
Yates, e cila ishte 37 vjet atëkohë, u konstatua se vuante prej depresionit të rëndë të paslindjes dhe skizofrenisë. Sipas dëshmisë së saj para gjykatës, Andrea kishte pritur derisa burri i saj, Rusty, shkoi në punë, në ditën e 20 qershorit të vitit 2001. Kur ai shkoi, ajo filloi t’i mbyste në ujë fëmijët një nga një.
Pasi i mbyti pesë fëmijët e saj, që ishin të moshës nga 6 vjeç më i madhi deri te e vajza e vogël 7 muajsh, ajo thirri policinë dhe burrin e saj, duke i thënë të vijë në shtëpi.
Madje ajo në gjykatë kishte treguar se si djali më i madh i saj, Noah, 6 vjeç, kishte tentuar të ikte, por ajo e ka zënë.
Andrea Yates ishte fajësuar për 5 vrasje dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2002. Ajo u rigjykua dhe në vitin 2006 u shpall e pafajshme për shkak se konsiderohej e çmendur. Mbrojtja e saj kishte thënë se ajo më shumë ka nevojë për trajtim intensiv në prisikatri, se të vuante dënim në burg.
Bashkëshorti i saj e kishte mbrojtur atë, duke thënë para mediave se gruaja e tij i donte shumë fëmijët. Ai pas disa vitesh u divorcua nga Andrea, për t’u martuar me dikë tjetër
Pas gjykimit, Andrea Yates u zhvendos në një qendër psikiatrike në Teksas. Deri në raportimet e qershorit të këtij viti, Yates thuhet se edhe 15 vitesh akoma qëndron nën mbikqyrje mjekësore. Ajo çdo vit ka të drejtë për të hyrë në një ekzaminim, nëse është e aftë të lirohet nga trajtimi.
Revista “People” raportoi në prill se ajo nuk ka bërë kurrë një shqyrtim, duke zgjedhur në vend të kësaj të vazhdojë trajtimin. Hollësitë e trajtimit të saj nuk janë dhënë.
Avokati i saj qëndron në kontakt me Andrean dhe ka thënë se ajo është “e lumtur” me trajtimin.
“Ajo është aty ku dëshiron të jetë dhe aty ku duhet të jetë”, ka thënë avokati i saj para një viti për ABC Neës. “Hipotetikisht, nëse do të dilte nga aty, ku do të shkonte?”