Fjalë Kyçe

Ku po transferohet Marcelo?

Ku po transferohet Marcelo?

Mbrojtësi brazilian, Marcelo, mund të largohet nga Real Madrid, për t’u transferuar në Serie A.

Është Juventusi që ka përgatitur një ofertë prej 45 milionë euro për yllin e Real Madrid, duke i ofruar edhe një pagë prej 12 milionë euro në vit.

Interesimi i Juventusit për Marcelon nuk është diçka e re, dhe në këtë transferim të mundshëm thuhet se mund të ndikojë miqësia e brazilianit me Cristiano Ronaldon, që të njëjtën rrugë ndoqi verën e kaluar.

Sipas edicionit të sotëm të ‘Tuttosport’, ky marrëveshje mund të arrihet në verën e vitit 2019, përcjell ‘lajmi.net’.

Paratë për transferimin e Marcelo, Juventus do t’i grumbullojë nga shitja e Alex  Sandros, që thuhet se do t’i bashkohet Chelsea në Premierligë.