Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kualifikuese në Botëror për femra, për ndeshjen Norvegji – Kosovë.
Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Norvegjisë do të zhvillojnë sot ndeshjen e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror për femra “AUNZ 2023”.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, norvegjezet e mposhtën Portugalinë me rezultat 2:0, kurse Kosova u mposht me rezultat 3:1 nga vashat e Shqipërisë, përcjell lajmi.net.
Norvegjia zë vendin e parë në tabelë me 16 pikë, krahas Kosovës që renditet në vendin e pestë me vetëm katër pikë të arkëtuara, në kuadër të Grupit F.
Më poshtë gjeni formacionet zyrtare të dy kombëtareve, për ndeshjen e cila zhvillohet me fillim nga ora 18:00.
Norvegjia: Fiskerstrand; Blakstad, Thorisdottir, Syrstad, Hansen; Hasund, Leonhardsen, Boe Risa, Saevik; Hansen, Hegerberg
Kosova: Kolgeci; Kryeziu, Syla, Kastrati, Hisenaj; Avduli, Halilaj, Shala; Ejupi, Limani, Memeti.