Fjalë Kyçe

Kualifikueset për Botëror, femrat: Kosova pëson humbje të thellë ndaj Norvegjisë

Kualifikueset për Botëror, femrat: Kosova pëson humbje të thellë ndaj Norvegjisë

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka pësuar një humbje të thellë në udhëtim kundër Norvegjisë.

Dardanet kanë pësuar një humbje me rezultatin 5:1, përballë një kundërshtari që ishte në formë të mirë, shkruan lajmi.net.

Hegerberg shënoi tri gola (21’, 23’ dhe 60’) dhe ishte më e vështira për t’u kontrolluar nga vashat tona.

Për Norvegjinë shënuan edhe Leonhardsen-Maanum 31’ dhe Ildhusoy në minutën e 84’.

Te kombëtarja e Kosovës golin e vetëm e shënoi Memeti në minutën e 55’.

Vashat e Kosovës mbeten me 4 pikë në pozitën e parafundit, kurse Norvegjia mbetet në krye të tabelës dhe shkon në 19 pikë.