Fjalë Kyçe

Kujdes, nëse ju erdhi sonte ky mesazh nga WhatsApp mos e hapni

Kujdes, nëse ju erdhi sonte ky mesazh nga WhatsApp mos e hapni

Përdoruesit e aplikacionit WhatsApp në Kosovë, po raportojnë për një mesazh që po ju vjen sonte kinse nga aplikacioni në fjalë.

Përdoruesit e aplikacionit WhatsApp në Kosovë, po raportojnë për një mesazh që po ju vjen sonte kinse nga aplikacioni në fjalë, por që në fakt është një trik për t’ua marrë llogarinë e aplikacionit.

Mesazhi, i ardhur nën emrin e aplikacionit, po ju kërkon përdoruesve që të klikojnë në një link për ta verifikuar celularin e tyre, anipse ata nuk kanë kërkuar verifikim të tij.

“Kodi juaj i WhatsApp: 392-799. Mund të klikoni edhe në këtë link për ta verifikuar telefonin tuaj. Mos e shpërndani këtë kod me të tjerët”, thuhet në mesazhin e dërguar.

Për ta mbrojtur llogarinë tuaj, WhatsApp ju dërgon njoftim kur dikush tenton që ta regjistrojë një llogari në WhatsApp me numrin tuaj të telefonit. Kështu që, në mënyrë që ta mbani llogarinë të sigurt, mos e shpërndani kodin e verifikimit me të tjerët.

Nëse ju erdhi edhe juve ky njoftim, do të thotë se dikush shkroi numrin tënd dhe kërkoi kodin e regjistrimit. Por, kjo mund të ndodh edhe kur dikush e shkruan gabim numrin, kur është duke e regjistruar të tijin – por me shumë gjasë, kjo zakonisht ndodh kur dikush provon ta marrë kontrollin mbi llogarinë tuaj.

Kurrë mos e shpërndani kodin e verifikimit me të tjerët. Kjo pasi nëse dikush po tenton ta marrë llogarinë, i duhet kodi i verifikimit që vjen me SMS. Pa këtë kod, kushdo që tenton ta verifikojë llogarinë me numrin tuaj, nuk mund ta kryej këtë procedurë.