Fjalë Kyçe

Kuka: Gjakova punoi 19 vite me përkushtim për medaljen e artë olimpike

Kuka: Gjakova punoi 19 vite me përkushtim për medaljen e artë olimpike

Trajneri Driton Kuka ka shkruar për medalistën tonë të artë, Nora Gjakova.

Kuka përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për punën e madhe të Gjakovës për plotë 19 vite, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Për një ditë të mirë …

Nora Gjakova 🥇

E nisi xhudon diku 2002 e qëndrueshme drejt qëllimit të saj!

Plot 19 vjet punoj me përkushtim!

Skishte medalje Botërore as Olimpike deri 2021 …

Por pandemia sikur ja rriti përkushtimin drejt cakut!

Punoj shumë këto vitet e fundit dhe në Budapest qershor 2021 fitoj medaljen e saj të parë Botërore,por ishte e qetë pas fitores së medaljes në Botëror,pa emocione!

Kishte qëllim në kokën e saj donte medaljen Olimpike.

Dhe në Lojëra Olimpike kulmoj me formën e saj,ashtu ishte vizatuar rruga e formës dhe ashtu ndodhi fitoj titullin më të madh që mund të fitohet të Artën Olimpike!

Pas Majlindes,Distrias erdh edhe e Arta e Nores!

Tri Copa të arta

Për Kosovën nga xhudo!

Sporti i Xhudos,

Brend i shtetit tonë të ri”, shkroi ai