Sabit Tusha dhe nëna e tij Hate bënë bujë të madhe në rrjetet sociale pasi u shfaqën bashkë në mbrëmjen e maturës.
Nënë e bir ishin të ftuar në “Ftesë në 5” ku rrëfyen të gjitha detajet duke nisur nga propozimi i të birit deri tek foto që bënë xhiron e rrjetit. Sabiti është më i vogli i 12 fëmijëve të zonjës Hate, e cila që në moshën 67-vjeçare ka 28 nipër e mbesa.
“E kam planifikuar që në fillim të vitit të 3-të. Mendoja se do dilte diçka e bukur, por nuk ma ka marrë mendja kurrë se do bëhej një bum kaq i madh.”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, zonja Hate tregon se kishte hezituar fillimisht por më pas kishte pranuar. “I thashë: ‘Mos po bën ndonjë gabim që po më merr? Të gjithë shkojnë me shoqet!’ Por ai më tha: “Jo, dua të shkoj me zemrën teme.”
“Me partneren e jetës seme”, e korrigjoi Sabiti gjatë intervistës bashkë tek “Ftesë në 5”. “Nuk mendoj se ka partnere më të bukur se ajo që të ka bo kokën, apo jo?
Pati edhe nga ata të cilët e kritikuan 18-vjeçarin përse nuk ishte kujdesur për veshjen e mamasë. E pyetur nëse u mendua gjatë për ta zgjedhur, zonja Hate u përgjigj:
“Siç isha në shtëpi, ashtu shkova. I kërkova që të shkoja t’i blija një veshje, por nuk pranoi.”, tregoi Sabiti, ‘Më tha: “Më e bukur, nuk bëhem më. Çfarëdo të vesh, kjo do të ngelem.”/BalkanWeb.