Një territor malor në fshatin Perlepnic të Gjilanit është mbushur me bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.
Këto bimë të mbjellura janë shkatërruar gjatë ditës së djeshme.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, nga ku nuk bëhet e ditur se kush është personi që qëndron pas kultivimit të këtyre narkotikëve.
Tutje njoftohet se rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Perlepnic, Gjilan 17.05.2020 – 10:30. Raportohet se në një territor malor janë gjetur dhe shkatërruar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.