Fjalë Kyçe

Kumbulla afër kalimit tek Roma

Kumbulla afër kalimit tek Roma

Roma raportohet se është e gatshme të ndërpresë negociatat me Manchester United për Chris Smalling dhe janë afër mbylljes së marrëveshjes me Hellas Veronan për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla.

Sipas “Sky Sport Italia”, marrëveshja po mbyllet me shpejtësi të madhe dhe Kumbulla do të kalojë në “Olympico” si huazim me obligimin e blerjes për 30 milionë euro.

Kumbulla është vetëm 20 vjeçar dhe është pjesë e reprezentacionit të Shqipërisë. Në edicionin e tij debutues në Serie -A, ai ka luajtur në 25 ndeshje dhe ka realizuan një gol.

Interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe Interi, Lazio dhe Napoli.