Fjalë Kyçe

Kundërshtojnë luftën në Ukrainë, 2,700 protestues të arrestuar në Rusi

Kundërshtojnë luftën në Ukrainë, 2,700 protestues të arrestuar në Rusi

Gjithsej 2,692 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në Rusi që nga e enjtja, tha të shtunën faqja e pavarur e monitorimit të protestave OVD-Info, shkruan CNN.

Të paktën 1,370 prej tyre u arrestuan në protestat në Moskë, sipas të njëjtit sajt. Protestat po vazhdojnë në të paktën 27 qytete, sipas OVD-Info.

Të enjten, Komiteti Hetues i Rusisë paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme. Ai gjithashtu tha se veprat penale mund të futeshin në dosjet kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të “lënin gjurmë në të ardhmen e personit”.