Festivali i kungullit në Ohajo filloi me një rekord shtetëror të thyer nga një kungull gjigant që peshonte me një shumë marramendëse gati një mijë kilogramë.
Jeff Theil, nga Dillonvale, zuri vendin e parë në Festivalin e 57-të të Kungujve “King Pumpkin”, kur kungulli i tij arriti peshën 995 kilogramë, përcjell Klankosova.tv
Theil tha se çmimin e kungullit të tij ia dedikon një miku të vdekur.
“Mora farën nga një djalë që përfundoi duke vdekur nga kanceri”, tha Theil.
“Unë i dërgova email gruas së tij kur [kungulli] ishte 50 ditësh dhe e lashë të dinte se si po shkonin gjërat dhe i thashë se nuk mund të mos mendoj se ai atje po i shtyn gjërat”, u shpreh ai.