Probleme te Senegali pak javë përpara nisjes së Kupës së Kombeve të Afrikës.
Kampionët në fuqi janë ndër favoritët për fitimin e kompeticionit që do të zhvillohet në Bregun e Fildishtë (13 janar-11 shkurt, 2024).
Trajneri Aliou Cisse dhe stafi i tij, nuk janë paguar prej muajit qershor!
Tekniku ka zgjedhur të mos ankohet për të mos dëmtuar atmosferën në ekipin kombëtar.
Por, lajmi i mungesës së pagave ka dalë dhe drejtuesit e Federatës Senegaleze të Futbollit duhet ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem, shkruan tch.
Cisse qëndron në pankinën e “Luanëve të Terangës” prej marsit të vitit 2015.
Kontrata i përfundon në verën e ardhshme.