Fjalë Kyçe

Kupa e Amerikës: Argjentina triumfon ndaj Kilit

Kupa e Amerikës: Argjentina triumfon ndaj Kilit

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore ndaj Kilit në takimin e zhvilluar sonte, shkruan Gazeta Alo.

Argjentina e ka mundur Kilin me rezultatin 2:1 në takimin për vendin e tretë në Kupën e Amerikës e cila po luhet në Brazil.

Golat i shënuan Aguero dhe Dybala, ndërsa për Kilin ka shënuar Vidal nga penaltia.

Duhet theksuar se të dyja Kombëtaret takimin e përfunduan me nga një lojtar më pak pasi Medel dhe Mesi u ndëshkuan me të kuq pasi u kacafytën mes veti. /Gazeta Alo.