Fjalë Kyçe

“Kuqezinjët e Jakovës” i kundërpërgjigjen Presidentit Agim Ademi

“Kuqezinjët e Jakovës” i kundërpërgjigjen Presidentit Agim Ademi

Presidenti i FFK-s Agim Ademi ishte i ftuar në emisionin Oxygen Show ku kishte deklaruar se disa grupe të tifozëve do t’i bashkohen tifo grupit “Dardanët”, shkruan Gazeta Alo.

Por ishin tifozët gjakovar të cilët i janë përgigjur Presidentit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Ky është njoftimi i tifo grupit Kuqezinjët e Jakovës.

Në emisionin Oxygen Show Presidenti i FFK Agim Ademi permendi për disa grupe që do të jenë pjesë e “Dardanëve” dhe tha se edhe “Kuqezinjët e Jakovës” do të jenë pjesë. Zt. Ademi nuk ka folur as një herë me ne dhe pse qëndrimet tona janë të përjetshme për një ligë, për një komb, për një Kombëtare. Kjo nuk është “shpikja” jonë por amanet e ideal i shumë dëshmorëve. Ndër të tjera është amaneti i ideatorit tonë Heroit Bujar Roka i cili ra për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ne as një herë nuk jemi kundër Kosovës dhe sukseseve të saj por as një e arritur e Kosovës nuk do të jetë më e madhe se sa shkrirja në një kombëtare!

Kuqezinjët e Jakovës 1999🇦🇱