Fjalë Kyçe

“Kuqezinjtë e Jakovës”: Për klubin që rrah kuq e zi

“Kuqezinjtë e Jakovës”: Për klubin që rrah kuq e zi

Tifozët w Vëllaznimit “Kuqezinjtë e Jakovës” me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare janë shprehur të gatshëm për ta ndihmuar skuadrën e tyre në ndeshjen ndaj Trepçës 89, në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaAlo.

Ky është njoftimi i tifozëve gjakovar.

E merkure jo e zakonshme në Gjakovë sepse ne ora 15:00 ne stadiumin e Qytetit luan Klubi i zemres së gjakovarëve VËLLAZNIMI, luan për të treguar se fuqin e ka si gjithmonë, vezullimin si perherë kuq e zi, motivin e pashterrur.

“Kuqezinjtë e Jakovës” si i gjithë qyteti japin energjinë nga zemra për klubin që rrah kuq e zi, për dashnin e pa shuar, për deshirën që nuk përfundon.

Gjysemfinalja e Digitalb Kupes së Kosovës kunder Trepçes 89 është beteja për të treguar se jemi VËLLAZNIMI i madh i cili rrugë e ka finalen. Të gjithë të gatshem me vullnet të tregojmë se vendi ynë është finalja. Kuqezinjët e Jakovës-VËLLAZNIMI- Gjakova, janë emrat e finales.

#KZJ99🔴⚫️