Qeveria e Kosovës është zotuar se do të ngrejë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99.
Por kur pritet të bëhet kjo padi?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është duke u punuar në këtë drejtim.
Osmani thekson se duhet kohë që të finalizohet e gjithë puna.
“Është duke u punuar në këtë drejtim, por kërkohet akoma kohë që të finalizohet e gjithë puna”, njofton Osmani në Instagram./indeksoline