Fjalë Kyçe

Kur do ta thërrasë LDK-ja seancën e Kuvendit për themelimin e Qeverisë së re?

Kur do ta thërrasë LDK-ja seancën e Kuvendit për themelimin e Qeverisë së re?

Lidhja Demokratike e Kosovës, që synon të udhëheqë me qeverinë e re, nuk do të thërrasë seancën e Kuvendit për votimin e ekzekutivit të ri, pa u publikuar aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për mandatarin.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Arben Gashi, ka thënë se akoma nuk e kanë zyrtarizuar përbërjen e ministrave nga partia e tyre, raporton KOHA.

Gashi ka thënë se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të respektojë vendimin e Kushtetueses.

Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbledhur strukturat udhëheqëse të partisë. Mustafa ka përmendur si mundësi që seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja të mbahet të shtunën ose të hënën.

Kryetari i LDK-së nuk pret nga ish-partneri qeverisës, Albin Kurti, që të bllokojë zyrat e ekzekutivit.

LDK-ja së bashku me AAK-në, Nismën dhe minoritetet, kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje. Me Avdullah Hotin tashmë i dekretuar për kryeministër, kjo parti synon të udhëheqë për herë të dytë me ekzekutivin kosovar.