Pesë vite më parë Dua Lipa ëndërronte të kishte një karrierë si Rita Ora, asokohe shqiptarja që po pushtonte majat e klasifikimeve botërore.
Ishte gjithnjë në krye dhe ngjitej në skenat që për Dua Lipën ishin jo vetëm ëndrra. Këtë intervistë, Dua Lipa e ka dhënë gjatë verës së vitit 2013, por tani kjo pjesë e intervistës po bën xhiron e botës.
Por ndërsa, mediat në botë po krahasojnë dy yjet e muzikës dhe sukseset e tyre të njëpasnjëshme, për shqiptarët që komentojnë në rrjetet sociale dhe portalet, të dyja bashkatdhetarët mbeten modele që duhen ndjekur.
https://www.facebook.com/albania.viral.official/videos/435602103859263/