Semi Jaupaj është një ndër personazhet më të komentuar që prej daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ajo përfolur shumë për miqësinë me Bora Zemanin dhe për raportin e ngushtë që pati në lojë me Donald Veshajn.
Së fundmi, Semi i ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe padyshim nuk kanë munguar ato për jetën private.
Ndër të tjera, një nga ndjekësit i bëri një pyetje rreth jetës së saj personale si “Kur e ke humbur virgjërinë?”, por këngëtarja nuk hezitoi t’i përgjigjej në mënyrën më epike.
“Kjo është si ato pyetjet sa e ke rrogën”, tha ajo.
Sa i përket muzikës, kujtojmë që kënga e fundit e Semit është “Mos u kthe” e punuar nga Ylli Limani./Abcnews.al