Fjalë Kyçe

Kurdisjet e ndeshjeve, FFK vjen me njoftim të rëndësishëm

Kurdisjet e ndeshjeve, FFK vjen me njoftim të rëndësishëm

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se nesër (e hënë, 15 prill) në hotel “Emerald”, në orën 9:30, do të mbahet seminari njëditor kundër kurdisjes së ndeshjeve.

Në këtë seminar krahas zyrtarëve të FFK-së dhe përfaqësuesve të klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Prokurorisë së Shtetit, të Policisë dhe juristë.