Fjalë Kyçe

Kurti anulon vendimin e Haradinajt për zgjatjen e mandatit të drejtorit e Doganës

Kurti anulon vendimin e Haradinajt për zgjatjen e mandatit të drejtorit e Doganës

Në fund të mandatit qeverisës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ia vazhdoi edhe për 3 vjet mandatin drejtorit aktual të Doganës, Bahri Berisha.

Por, me të marrë pushtetin Qeveria Kurti e ka anuluar këtë vendim.

Vendimin e ka anuluar Ministria e Financave që udhëhiqet nga ministri i VV-së, Besnik Bislimi.

Kjo ministri ka shpallur konkurs për pozitën e drejtorit të Doganës së Kosovës.