Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për kontributin në Ministrinë e Shëndetësisë.
Pëmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kurti tha se “Arben Vitia ishtë njeriu ynë kundër virusit”.
“Të dy jemi në Kosovë, por sot nuk do të takohemi. Për ato 120 ditë vjet, dhe për këto 193 sivjet, e kisha bashkëpunëtor të ngushtë e të përditshëm në qeverisje. Dr. Arben Vitia, ishte njeriu ynë kundër virusit. Këtij virusit COVID-19 që solli pandeminë dhe atij virusit më të lashtë të mosbesimit në institucione.”, ka shkuar kryeminstri.
Tutje, ai tha se beson se do të se do të kenë rastin të ofrojnë ministra që e ringjallin besimin në institucione.
“Besoj me forcë se ne do të kemi rastin gjithnjë e më shpesh t’u ofrojmë qytetarëve ministra që e ringjallin besimin tek institucionet e Republikës. Rreziku i shëndetit publik, trupor e mendor, nuk është vetëm pandemia me variantet e saj, por mosbesimi i qytetarëve tek institucionet. Prandaj, Arben Vitia ishte ilaçi i duhur, jo vetëm kundër pandemisë së paparë, por edhe kundër sëmundjes së rëndë, mosbesimit ndaj institucioneve të qeverisjes.” Shtoi Kurti.