Fjalë Kyçe

Kurti bisedë telefonike me Engelin për pandeminë dhe politikën

Kurti bisedë telefonike me Engelin për pandeminë dhe politikën

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me kongresistin amerikan Eliot Engel. Temë diskutimi ishin pandemia Covid-19 dhe situata politike.
Kurti thotë se e ka falënderuar për angazhimin e tij për Kosovën.

“Kënaqësi të bisedoj me kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresistin Engel. Z. Engel ka kaluar tri dekada në Ballkan dhe ka njohuri të thella për rajonin. E falënderova për rolin dhe angazhimin e tij aktiv ndaj Kosovës dhe njerëzve të saj”, njoftoi Kurti përmes një cicërime në Twitter.
Kurti thotë se me Engelin kanë biseduar lidhur me situatën pandemike me Covid-19 por gjithashtu, edhe atë politike.

“Biseduam për situatën me COVID-19 në të dy vendet. Z. Engel gjithashtu shprehu shqetësimet e tij lidhur me politikën aktuale të SHBA-së ndaj Kosovës. Ne theksuam rëndësinë e marrëdhënieve të koordinuara transatlantike midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian si mënyrën e vetme për të garantuar paqe, demokraci dhe përparim në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Kurti.