Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar edhe një herë pas zhvillimeve të shumta në Kosovë.
Ai tha se Qeveria e Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët për çdo gjë.
Para mediave në Prizren, Kurti deklaroi se institucionet kosovare komunikojnë me KFOR-in, EULEX-in, Zyrën e BE-së si dhe parnerët e vendeve të QUINT-it.
“Pra, shkëmbejmë informacione dhe përgatitemi sa më mirë për çfarëdo mbrapshtie që mund ta bëjnë keqbërësit. Deri më tani, jemi përgjithësisht të suksesshëm, gjithmonë ka vend për përmirësim”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.
Po ashtu ai tha se “ne nuk e kemi kursyer as dijen dhe as mundësitë tona, e për vullnet të mos flasim”.
“Besoj se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kanë nevojë për brenga shtesë”,shtoi Kurti.