Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në planin për pandeminë të LVV-së është që të vaksinohen së paku 60 për qind të popullatës.
“Masat e veprimit do të jenë, vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimi i materialit mbrojtës, barnave e testeve, trajnimi i vazhdueshëm dhe rritja e kapaciteteve. Rritja e kapaciteteve në kujdesin parësor shëndetësor. Do të fillojmë bisedime me vendet e rajonit, me theks të veçantë Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19. Do të përgatitemi e të aplikojmë për anëtarësim në OBSH”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit të planit.
Ai ka thënë se shumicën e tanishme popullore, ta kthejnë në shumicën e ardhshme parlamentare.
Ai po e shpalos programin dhe do t’i prezantojë deputetët.