Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka theksuar se së bashku kryeministrin Albin Kurti janë takuar me Elvis Naçin.
Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi tha se në takim u bisedua për projektet e ardhshme.
Postimi i plotë:
Nga takimi sot me kryeministrin, Albin Kurti, dhe humanistin e madh, Elvis Naçi, ku diskutuam për punët dhe projektet për të ardhmen në Podujevë. Mbështetja e kryeministrit, na shton kurajon për punët e mira që e presin komunën dhe vendin tonë.