Fjalë Kyçe

Kurti edhe një herë del kundër Qeverisë në Tiranë

Kurti edhe një herë del kundër Qeverisë në Tiranë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër shembjes së teatrit në Shqipëri.

Ai ka thënë se kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodhë si pasojë e një gjykimi të pjesshëm që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshme që lidhen me përfitimet e disave.

Kurti ka shtuar se i mbështetë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën Teatrin.

“Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional”, ka thënë ai.

Sipas tij, arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet.

Kurti thotë se “kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli”.

“I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë”, ka shkruar ai.