Fjalë Kyçe

Kurti falënderon deputetët për rezolutën: Nuk do t’i shkelim parimet tona

Kurti falënderon deputetët për rezolutën: Nuk do t’i shkelim parimet tona

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e rezolutës kundër referendumit serb në territorin e Kosovës.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij zyratre në Facebook, ka thënë se qëndimi i institucioneve të Kosovës është qëndrim parimor dhe në mbrojtje të ligjshmërisë së vendit.

Ai tutje, ka thënë se nuk do t’i shkelin parimet e tyre.

“Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Ne nuk do t’i shkelim parimet tona. Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”, ka Kurti.