Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër sot presidentit Thaçi para takimit që ata do ta mbajnë pas pak.
Në këtë letër, Kurti i ka “caktuar” temat që do të fliten në takimin që pritet të mbahet prej orës 10:30, shkruan lajmi.net.
Kurti aty ka shkruar se e vetmja temë që do të diskutojë me Thaçin është se kur do të shpërndahet parlamenti.
Për interpretime tjera, Kurti ka thënë se do të diskutojnë ndonjë ditë tjetër, teksa është shprehur se është pozitive që presidenti ka ndërmarrë hapa2 pas mocionit të mosbesimit.