Fjalë Kyçe

Kurti: Janë hapur mbi 25 mijë vende pune në Kosovë

Kurti: Janë hapur mbi 25 mijë vende pune në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë ulur shpenzimet qeveritare dhe se remitencat nuk kanë qenë asnjëherë më të mëdha.

Kurti në RTK tha po ashtu se për një vit janë regjistruar 25 mijë e 200 vende të shtuara të punës.

“Prej shtatorit 2020 deri më shtator 2021 janë 25 mijë e 200 më shumë vende pune të regjistruara prej të cilave 10 mijë janë si rezultat i pakos së ringjalljes ekonomike. Janë vende të punës të shtuara. Numri i shtuar i vendeve të punës nga shtatori 2020-2021 janë 25 mijë e 200, realisht janë më shumë por ne po e heqim këtë punësimin artificial pra kohën e zgjedhjeve”, tha ai.

Sipas Kurtit, rritja më e madhe e të punësuarve ka ndodhur si rezultat i pakos së ringjalljes ekonomike.

“Nga pakoja e ringjalljes ekonomike janë 10 mijë dhe aty është parapa edhe formalizimi, por gjithsej numri i shtuar i vendeve të punës nga shtatori 2020 deri më shtator 2021, dhe nuk kemi dashur të përfshijmë ciklin zgjedhor, se përgjithësisht kur ka zgjedhje në Kosovë, ka artificialisht disa vende pune shtesë. Pra realisht është më shumë se 25 mijë e 200 por ne po e heqim këtë shtimin artificial”.

Ai foli edhe për investimet kapitale në Kosovë.

“Janë shtuar investimet kapitale në Kosovë. Përshtypja ime është që investimi më i madh i Pavarsisë edhe parku në Selac, mullinjët e erës”