Fjalë Kyçe

Kurti: Jemi për shtyrjen e zgjedhjeve, por s’e imponojmë qëndrimin tonë

Kurti: Jemi për shtyrjen e zgjedhjeve, por s’e imponojmë qëndrimin tonë

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se janë pro shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Ai tha se duhet të respektohet mendimi profesional i IKSHPK-së, derisa shtoi se shtyrja e zgjedhjeve e dëmton më së shumti Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në këtë takim të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani nga të gjitha subjektet që morën pjesë u paraqitën qëndrime të veçanta. Unë paraqita si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje qëndrimin e kryesisë tonë që është për respektimin e vlerësimit profesional të IKSHPK-së, i nënshkruar nga 11 doktorë në mesin e tyre edhe drejtori Naser Ramadani, që është për shtyrjen e zgjedhjeve”.

“Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton subjektit tonë. Që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale – më 2019 kemi dalë të parët, në vitin 2021 kemi kaluar 50 %. Duke pasë parasysh që aktualisht kemi përmirësim të situatës me pandeminë në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi valë të re, sepse varianti Delta është eksploziv, në muajt nëntor dhe dhjetor ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë nuk imponojmë qëndrimin tonë. Le të merret cilido vendim që merret ne do ta respektojmë atë”.