Fjalë Kyçe

Kurti: Kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje

Kurti: Kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kërcënimet nga terrorizmi dhe agresioni në rajon janë në rritje, derisa ka folur për rëndësinë e integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike në një kohë të tillë.

Kurti ka thënë se integrimi i Kosovës është i rëndësishëm për paqen në Ballkanin Perëndimor. Ai u shpreh kështu kur mori pjesë në ceremoninë e Ditës Kombëtare të Irlandës në Ambasadën e këtij shteti në Kosovë.

“Në një kohë kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet euroatlantike është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai ndër tjerash në fjalën e tij.