Fjalë Kyçe

Kurti: Kosova dhe Shqipëria kanë besim të njëra-tjera dhe potencial për t’i realizuar projektet e përbashkëta

Kurti: Kosova dhe Shqipëria kanë besim të njëra-tjera dhe potencial për t’i realizuar projektet e përbashkëta

Kryeministri i vendin, Albin Kurti, është shprehur tejet i lumtur për vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

“Unë sot jam shumë i nderuar dhe i gëzuar me vizitën e kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kabinetin e tij në fillim të mandatit të ri për çka e uroj edhe njëherë duke i uruar shumë suksese e të arritura”.

Kurti thotë se Kosova dhe Shqipëria kanë besim të plotë tek njëra-tjera dhe bashkë kanë potencial për t’i realizuar projektet e përbashkëta që qytetarët kaq shumë i presin.

“Mandatet e dy qeverive tona të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i kemi marrë në një kohë për plotë sfida, përballja me pandeminë COVID-19, me variantin “Delta”, rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillimi i institucioneve demokratike janë disa prej sfidave tona për tejkalimin e të cilave do të angazhohemi së bashku”.

“Përtej sfidave të dy qeveritë tona kanë mundësi dhe potencial për të realizuar projektet që tash e një kohë gjatë priten nga qytetarët e të dy vendeve. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi, zhvillim e mirëqenie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe gjithë rajonin”.

“Ndërlidhja mes dy vendeve për heqjen e barrierave që shkaktojnë vështirësi e pengesa mes nesh është e domosdoshme për qytetarët dhe ekonomitë tonë. Do të punojmë së bashku që tregu të jetë sa më unik që qytetarët dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm”.

“Kosova dhe Shqipëria kanë besim të plotë tek njëra-tjera”, tha Kurti.