Fjalë Kyçe

Kurti: Kosova është pjesë e historisë së NATO-s, sa më shpejtë të anëtarësohemi aq më mirë

Kurti: Kosova është pjesë e historisë së NATO-s, sa më shpejtë të anëtarësohemi aq më mirë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë për CNN do të ishte mirë që sa më shpejtë Kosova të futej në NATO, mirëpo shtoi se megjithatë NATO-ja është brenda Kosovës.

“Në të njëjtën kohë e kemi dënuar invazionin rus dhe agresionin ushtarak por jemi shumë mirë të vetëdijshëm që NATO-ja përfaqëson siguri për krejt anëtarët e vet”.

“Kosova nuk është ende anëtarë e NATO-s, por NATO-ja është brenda Kosovës. Qëllimi ynë është që të futemi në një partneritet për programin e paqes”.

Kurti i përmendi krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke e lavdëruar pastaj vendimin e NATO-s për t’i realizuar bombardimet, transmeton klankosova.

“NATO-ja intervenoi për ta ndaluar gjenocidin dhe është pjesë e historisë së Kosovës”.

“Por, në të njëjtën kohë, edhe Kosova është pjesë e historisë së NATO-s. Duam që t’i bashkohemi NATO-s, andaj sa më shpejtë, aq më mirë”.