Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkelje të marrëveshjes.
Në takimin që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kurti ka theksuar nevojën që marrëveshja të zbatohet në tërësi.
“Theksova nevojën që Marrëveshja bazë të implementohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të asaj marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti në Twitter.