Qeveria e Kosovës sot në mbedhjen e stome ka shkarkuar nga detyra edhe koordinatorët nacionalë, mes tyre edhe djalin e Presidentit historik Rugovës, Mendimin, shkruan Gazeta Metro.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti është marrë vendim për shkarkimin e Koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe çështje të ambientit në Qeverinë e Kosovës, Mendim Rugovën
Rugova ishte emëruar në këtë detyrë në maj të vitit 2018 nga qeveria Haradinaj. Mendim Rugova është djali i madh i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Ndërsa, në këtë mbledhje të qeverisë gjithashtu është shfuqizuar ligji për pagat të miratuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, përveç atyre në sistemin e drejtësisë.
Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që ka nisur pak minuta më parë.
Gjithashtu, Qeveria e Kosovës ka votuar sot në mbledhjen e rradhës për ndarjen e mjeteve buxhetore edhe për muajin mars.